Shkon në 19 numri i të infektuarve me koronavirus në Serbi

Numri i të infektuarve me koronavirus në Serbi është rritur në 19, ka bërë të ditur të enjten Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, raporton B92.

Rasti i fundit është konfirmuar në orët e hershme të së enjtes.

Nga vendet e rajonit, vetëm Kosova dhe Mali i Zi nuk janë prekur me Covid-19, që të mërkurën u shpall pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Reklama e sponzorizuar