Thaçi kërkon të takohet me Kurtin, ia lë të hapura tri afate

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që të takohet sot me kryeministrin Albin Kurti.

Siç raporton kosovapress, presidenti ia ka lënë të hapura tri orare Kurtit, atë në orën 10:00, në orën 11:00 si dhe në orën 12:00.

Kurti refuzoi ftesën e Thaçit për takim para dy ditësh duke thënë se nuk e takon presidentin si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje por vetëm si kryeministër.

Reklama e sponzorizuar

“Kur kuptova agjendën se kishte caktuar takime me liderë partish, atëherë thash le t’i mbajë një herë ato takime me liderë partish dhe takohemi si krerë të institucioneve. Pra, unë jam për takim e për bashkëpunim, por jo në atë ditë dhe jo ashtu”, deklaroi Kurti dje.