Thaçi: Kurti shkeli Kushtetutën në mënyrë flagrante

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë në një konferencë të jashtëzakonshme se vendim i Qeverisë për të kufizuar lirinë e lëvizjes së qytetarëve është shkelje flagrate e Kushtetutës së Kosovës.

Ai mbajti konferencë vetëm pak minuta pasi Qeveria mori vendim për kufizim të lëvizjes së qytatarëve si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.

“Jam detyruar që sonte të thërras mediat dhe që përmes tyre t’iu drejtohem në këto orë të vona për shkak të një vendimi të rrezikshëm për qytatarët dhe sigurinë e vendit. Kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij kanë shkelur në mënyrë flagrante Kushteturtën e Kosovës”, tha Thaçi.

Reklama e sponzorizuar

Sipas tij, liria e lëvizjes mund të kufizohet vetëm kur të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

“Vendimi për kufizimin e lirë të qytetarëve paraqet shmangien nga të drejtat dhe liritë e njeriut që garantohen me Kushtetuten e Kosovës. Kufizimi i të drejtave dhe lirive të qytetarëve mund të bëhen vetëm me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. E atë mund ta shpallë vetëm Kuvendi i Kosovës”, tha ai.