Vendim i ri i Qeverisë për importin e miellit

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike e Republikës së Kosovës, znj. Rozeta Hajdari, ka nxjerrë vendim për të pezulluar përkohësisht disa masa tarifore ndaj importit të miellit.

Pezullimi vlen nga sot deri më 30 prill 2020, dhe ka për synim të sigurojë furnizimin e rregullt me miell gjatë emergjencës së shëndetit publik lidhur me pandeminë e sëmundjes së koronavirusit (COVID-19).