Gërlica është pika kryesore ku banorë të Komunës së Vitisë kanë kyçje më të lehtë në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Prej më shumë se katër vjetësh, banorë të kësaj komune kishin kërkuar ndërtimin e lidhjeve të reja që u mundëson atyre qasjen më të lehtë në autostradë, raporton KOHA.
Vendimin e Qeverisë Haradinaj për lidhje të reja dhe mbikalim në autostradë e ka
shfuqizuar qeveria aktuale.
Këtë vendim të Qeverisë, shoqëria civile në Komunën e Vitisë e sheh si të gabuar dhe të ngutur.
Sipas Hetemit, një vendim i tillë e izolon tërësisht qytetin e Vitisë, derisa dëmton edhe bizneset që operojnë në këtë qytet.
Kundër vendimit janë shprehur edhe qytetarët në këtë komunë.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili një ditë më parë kritikoi vendimin, ka thënë se shpreson që një dalje në Gërlicë do të ndërtohet nga qeveria aktuale.
Ministri i infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka sqaruar vendimin, duke thënë se për banorët e regjionit të Vitisë, qasja në autostradë garantohet edhe me vendimin e qeverisë Mustafa të marrë 3 vjet më parë.
Ndërsa ka shtuar se vendimi i anulimit të marrëveshjes me “Bechtel Enka” është bërë për shkak të kostos së lartë që qeveria e kaluar nënshkroi për ndërtimin e lidhjeve të reja në autostradë.