Nga presidenca kanë deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka anuluar vetëm pak minuta më parë takimin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, raporton Gazeta Express.
Nga zyra e Thaçit kanë deklaruar për Televizionin T7 se takimi është anuluar pak para orës 13:00.
“Po, sot ka qenë i konfirmuar edhe takimi me kryeministrin Kurti, njëherësh lider i Vetëvendosjes. Ky takim është anuluar vetëm pak minuta para orës 13:00”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentit.
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur pak më parë se nuk ka interes që ta takojë Thacin, ndërsa , ndërsa si Kryeministër do ta takojë atë kur t’i kryen takimet me kryetarë të partive.