Si t’i përgjigjeni pyetjes “cila është pritshmëria që keni për pagën?” në një intervistë

Një nga pyetjet më të padrejta që mund t’ju bëhen gjatë një interviste pune është: cila është pritshmëria që keni për pagën? Kjo pyetje jo vetëm që është joetike, por shkel edhe rregullat e negocimit, ku i pari që flet, humb.

Natyrisht, ka kuptim që një punëdhënës ta bëjë këtë pyetje: ata përpiqen të punësojnë njerëzit më të aftë me një çmim më të ulët. Ju mund ta gjeni veten pikërisht në këtë skenar duke folur me një punëdhënës për të cilin doni të punoni. Çfarë të bëni në këtë rast? Lajmi i mirë është se ka disa strategji që ju mund t’i përdorni, duke mos rrezikuar që ta humbni vendin e punës.

Reklama e sponzorizuar

1.Tregojuni pagën aktuale

Edhe pse kjo qasje nuk është fort e këshillueshme, përgjigjja më e thjeshtë që mund t’i jepni dikujt kur ju bën këtë pyetje, është t’i thoni se cili është niveli i pagës aktuale. Ju mund ta inkuadroni përgjigjen tuaj duke u thënë se shpresoni që të fitoni më shumë se kjo shifër, nëse do të bënit një ndryshim. Në përgjigjen tuaj këshillohet të përfshini edhe bonuse në lidhje me ecurinë e arritjet. Në këtë skenar, ju po i jepni shumë besim punëdhënësit për të bërë gjënë e duhur për ju. Por në anën tjetër, nuk është e nevojshme që ta pranoni punën nëse kompania do t’ju paguajë më pak.

2.Jepni një shifër

Një tjetër strategji që mund të merrni në konsideratë është një rritje e arsyeshme mbi pagën aktuale, si për shembull 25% më shumë, dhe më pas të shihni se si do të marrë rrjedhë biseda. Duke bërë këtë, ju me siguri do të keni gjetur një shifër të kënaqshme dhe që ia vlen barra qiranë për të ndryshuar punë.
Kjo është mënyra më e zakontë se si gjenerata njerëzisht e kanë negociuar pagën e tyre.

3.Hulumtoni tregun

Një herë e një kohë, njerëzit ndryshonin punë me pritshmërinë e thjeshtë për të fituar më shumë se sa në punën e mëparshme. Kjo sepse kishte asimetri informacioni: vetëm kompanitë e dinit me të vërtetë se sa i paguanin njerëzit në pozicionin tuaj. Sot gjërat kanë ndryshuar. Ju mund të bëni kërkime online se sa paguhet një pozicion i caktuar.

4.Më shumë se sa tregu

Strategjia e katërt që ju mund të përdorni është të besoni që kompania mund të jetë e gatshme t’ju paguajë më shumë se niveli mesatar i tregut për të tërhequr njerëzit më të aftë. Ndërkohë që disa kompani synojnë tek 50% kur përcaktojnë filozofinë e pagave, të tjera mund të jenë të gatshme të shkojnë më lart, si 75% e tregut. Kështu nëse ju i përgjigjeni pyetjes me një shifër mesatare, ju mund ta vini veten në dizavantazh.
Ju mund të ndiqni këtë rrugë duke iu përgjigjur pyetjes: E di që ju do ta paguani vlerën e tregut nëse jam i kualifikuar, por kam pritshmërinë ta kapërcej tregun mesatar duke u mbështetur tek aftësitë dhe përvoja.

Së fundi, herën tjetër kur të jeni në një intervistë pune dhe t’ju bëjnë këtë pyetje, ju këshillojmë së pari të bëni një kërkim për të kuptuar se sa vlen puna juaj. Në të kundërt mund të merrni përsipër rrezikun e të qenët transparent dhe të shpresoni që punëdhënësi juaj të jetë bujar dhe i gatshëm t’ju paguajë mirë.

*Jim Schleckser, CEO, Inc. CEO Project
Burimi: INC