Katërmbëdhjetë raste të reja janë konfirmuar me coronavirus në komunën e Prizrenit.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Emergjencave dhe Sigurisë, Faruk Dakaj në një postim në Facebook.
“14 raste pozitive me COVID-19 në Prizren. Mos bëni panik por mos e merrni hajgare. Rrini në shtëpi njerëz”, ka shkruar Dakaj në Facebook.
Ndryshe, komuna e Prizrenit në total ka 21 persona të infektuar me coronavirus.