4 mijë e 591 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në SHBA

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës arriti rekordin e ri për 24 orë.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve ishte 4 591, sipas një analize nga ”Wall Street Journal”, që bazohet në të dhënat nga universiteti ”John Hopkins”.

Më shumë se 4,500 persona vdiqën brenda 24 orësh duke thyer rekordin e mëparshëm të 2,569 vdekjeve.

Reklama e sponzorizuar

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në SHBA nga koronavirusi arriti në 34 641, sipas https://www.worldometers.info/coronavirus/.