Airbus goditet nga virusi, humb 481 milionë euro në tremujorin e parë të vitit 2020

Prodhuesi më i madh i avionëve në Europë, Airbus ka raportuar një humbje të madhe pasi koronavirusi ka goditur aktivitetin e tij.

Kompania raportoi një humbje prej 481 milionë euro në tre muajt e parë të vitit në krahasim me një fitim prej 40 milionë euro për të njënjtën periudhë të një viti më parë.

Të ardhurat e rregulluara para interesit dhe taksave ranë me 49 për qind, ndërsa të ardhurat krahasuar nga viti në vit ranë me 15 për qind, pasi kompania ka dërguar 40 avionë më pakë se një vit më parë.

Reklama e sponzorizuar

“Tani jemi në mes të krizës më të madhe që industria e hapësirës ajrore ka njohur ndonjëherë”, tha shefi ekzekutiv i Airbus Guillaume Faury.

Rivali i Airbus, Boeing pritet të raportojë më vonë mbi të ardhurat./CNN