Britani, sektori i naftës dhe gazit mund të humb 30 mijë vende pune

Shpenzimet kapitale të ndërmarrjeve mund të bien midis 3.5 deri 4 miliardë funta, që janë investimi më i ulët që nga viti 2000.

Industria e naftës dhe e gazit natyror në Britani të Madhe mund të përfundojnë duke humbur deri në 30 mijë vende punë për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), sipas një raporti të publikuar të martën nga organi përfaqësues i vendit “Oil and Gas UK” (OGUK), raporton Anadolu Agency.

Raporti thekson se kompanitë në sektorët e naftës dhe gazit në Britani të Madhe vazhdojnë të kenë një “pamje gjithnjë e më të zymtë”, pasi vazhdojnë të merren me pasojat nga pandemia e koronavirusit e cila shkaktoi çmimin më të ulët të naftës në 20-vitet e fundit dhe çmimin më të ulët gazit në 14 vitet e fundit.

Reklama e sponzorizuar

Industria e naftës dhe gazit në vend pritet të ketë një ulje dramatike të të ardhurave, thuhet në raport, duke shtuar se paraqiten shqetësime nëse disa kompani mund të mbijetojnë një rënie që pritet të jetë më e rëndë se ajo e vitit 2015.

OGUK tha që parashikon që shpenzimet kapitale të kompanive mund të bien midis 3.5 deri në 4 miliardë funta, investimi më i ulët që nga viti 2000, kurse shpenzimet e tyre operacionale mund të zvogëlohen nga 10-20 për qind në rreth 6-7 miliardë në krahasim me pritjet në fillim të vitit 2020.

“Me uljen historike të çmimeve të naftës dhe gazit që erdhën kaq shpejt, ku sektori ynë përjetoi një nga rëniet më të rënda, këto gjetje konfirmojnë një pikëpamje veçanërisht të zymtë për industrinë e naftës dhe gazit në Britani të Madhe”, tha Shefi Ekzekutiv i OGUK, Deirdre Michie, në raport.

“Nëse Britania e Madhe do të ruajë furnizimin e saj me energji vendore, të mbrojë vendet e punës dhe të ndërtojë infrastrukturën kritike për të cilën duhet të kalojë në një të ardhme neto zero, industria e jona është një që ia vlen të luftohet”, shton raporti.