COVID-19, British Airways pritet të shkurtojë 12 mijë vende pune

Gjiganti ‘British Airways’ po njofton zyrtarisht sindikatat e veta për një propozim ristrukturimi i cili ka të ngjarë të ndikojë në pjesën më të madhe të punonjësve të kompanisë dhe mund të shkurtojë deri në 12,000 vende pune.

Të ardhurat, për shkak të epidemisë COVID-19, ranë në 4.6 miliardë £ (-13% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar), ndërsa rezultati operativ para artikujve të jashtëzakonshëm regjistroi një humbje prej 535 milionë (fitimi prej 135 milionë në 2019).

Fitimi gjithashtu është ulur me 1.3 miliardë për shkak të joefektivitetit të instrumenteve mbrojtës të karburantit dhe valutave për pjesën tjetër të vitit 2020. Një humbje më e madhe pritet për tremujorin e dytë./atsh/

Reklama e sponzorizuar