Edhe Vjosa Osmani shkon në takim

Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani ka shkuar në takimin e thirrur nga kryeministri në detyrë Albin Kurti i cili ka ftuar liderët politikë për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar me pandeminë.

Por, kundër kësaj tryeze të ftuar nga Kurti ka dalë nënkryetari tjetër i LDK-së Avdullah Hoti i cili përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk ka nevojë për tryezë politike me një qeveri që i ka ditët e numëruara.

“Prandaj, edhe kjo tryeze qe ka ftuar nuk sherben per asgje. Sepse ai nuk eshte i gatshem te punoje me te tjeret, sic u pa ne 52 dite te qeverisjes me qendrimin e tij autoritar dhe vendimet arbitrare, qe quan ne nderprerjen e bashkepunimit me LDK dhe shkarkimin e tij.

Reklama e sponzorizuar

Tani, ne vend qe ai vete te kerkoje qe sa me pare te dorezoje detyren, pasi 82 deputete ia kane hequr besimin qe te qeverise me vendin, ai bene lloj lloj maniverzime procedurale per te qendruar ne pushtet”.