Gjashtë pacientë të shëruar nga koronavirusi në Kosovë

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar negativ edhe me teste kontrolluese gjashtë pacientë.

Pesë prej tyre janë shëruar sot plotësisht dhe janë liruar nga Klinika Infektive. Një prej tyre është edhe shtetasja italiane e cila ishte paciente zero e ardhur nga Italia, e cila punonte në një organizatë humanitare në Klinë.

Katër pacientët tjerë janë njëri nga Stublla e Vitisë, një nga Malisheva dhe këngëtari Muhamet Sejdiu me bashkëshorten e tij.

Reklama e sponzorizuar

Shërimin e këtyre pacientëve e kanë konfirmuar edhe ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Në Kosovë deri më tani janë testuar 1 mijë e 267 mostra të dyshimta, 112 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me koronavirus ndërsa është shënuar një viktimë nga Podujeva.