Gjermania raporton 194 viktima të koronavirusit për 24 orë

Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se 194 persona kanë vdekur dhe 1,785 janë infektuar me koronavirus në Gjermani gjatë 24 orëve të kaluara.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 4,598, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në 143,457. Shifrat e reja ishin relativisht më të ulëta në krahasim me një ose dy javë më parë.

Qeveria gjermane të hënën e filloi largimin e disa masave kufizuese, duke ngjallur shqetësim për mundësinë e shtimit të rasteve të virusit, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Reklama e sponzorizuar

Instituti njoftoi se rreth 3,700 persona janë shëruar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të kaluara. Qeveria e ka theksuar rëndësinë e mbajtjes së këtij numri më të madh se shifra e infektimeve të reja.

Kryeministri i Bavarisë, Markus Soeder, njoftoi se festivali i birrës “Oktoberfest” do të anulohet për këtë vit shkaku i pandemisë.

Ky festival mbahet tradicionalisht në fund të shtatorit dhe në fillimt të tetorit, ku vihen në pah ushqimi tradicional, veshjet tradicionale dhe birrat.