Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat mbi tregtinë e jashtme për muajin nëntor. Efektet e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe vërehen sidomos tek importet e Kosovës, përcjell Buletini Ekonomik.
Tashmë partneri kryesor tregtar i Kosovës për import nuk është Serbia. Vendin e saj e ka zënë Shqipëria.
“Importet nga vendet e CEFTA-së në muajin nëntor 2018, arritën në 55,8 milionë euro, ose 20.3 për qind të importeve të përgjithshme, me një rënie prej 23.6 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (7.4%), Serbia (5.6%), Maqedonia (5.5%) dhe B&H (1.1%)”, thuhet në raportin e ASK-së për muajin nëntor. /Buletini Ekonomik/