Doktor Salih Ahmeti mbajti një konferencë për media ku foli për gjendjen e të infektuarve me koronavirus në Infektivë.
Ai konfirmoi edhe njëherë vdekjen e personit të 10 me koronavirusin Covid-19.
Foli edhe për një grua shtatzënë e cila është në javën e 28 të shtatzënisë.
“Është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është në kujdes intensiv”, tha ai.
Përveç vdekjes së 10, Ahmeti tha se në Infektivë po vazhdojnë të trajtohen 62 pacientë, 10 prej tyre në gjendje më të rëndë në veçanti 3 prej tyre.
Ahmeti shtoi se ka edhe infermiere të prekura, por brenda ditësh pritet të lirohen pasi janë në gjendje të mirë shëndetësore.