Holandë, shkollat fillore do të rihapen me kohë të pjesshme nga 11 maji

Pas Austrisë, edhe Hollanda do të rihapë shkollat, duke sjellë kështu një lehtësim të kufizimeve kundër Covid-19. Qeveria hollandeze ka vendosur të lejojë fëmijët e shkollave fillore të kthehen në shkollë me kohë të pjesshme duke filluar nga 11 maji.

Madhësitë e klasave dhe orët e mësimit do të shkurtohen, ku 50 për qind të kohës mësimore nxënësit do ta vazhdojnë me mësimin në distancë.

Duke filluar nga 29 Prilli, fëmijët do të jenë në gjendje të praktikojnë përsëri sportet nën mbikëqyrje. Konkurrencat megjithatë do të anulohen. Të rinjtë midis moshës 13 dhe 18 vjeç gjithashtu do të lejohen të ushtrojnë së bashku nën mbikëqyrje, por duhet të qëndrojnë në largësi 1.5 metra. Sportistët kryesorë mund të fillojnë përsëri stërvitjet, me kusht që të mbajnë një distancë prej 1.5 metrash nga të tjerët.

Reklama e sponzorizuar

Por, për ata që mezi presin të kthehen në një jetë më normale, si  baret, restorantet, klubet e fitnesit, muzetë, teatrot dhe vendet e tjera të tilla do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri në 19 maj.

Shkollat ​​e mesme mund të fillojnë përgatitjet për t’u rihapur më 2 qershor, tha qeveria hollandeze. Ndërkohë, eventet e mëdha kulturore dhe ngjarjet sportive do të ndalohen deri në 1 shtator. Mbi 34 mijë raste positive me koronavirus dhe afro 4 mijë vdekje ka regjistruar Hollanda që prej fillimit të epidemisë.