Ish-eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein është i bindur se Kosova ka nevojë për Qeverinë Kurti, deri në përfundimin e pandemisë së koronavirusit.
Përmes një postimi në “Twitter” në anglishte, ai ka vazhduar se pas përfundimit të krizës pandemike “zgjedhjet duhet të mbahen”. Kësisoji, si ka thënë Fleckenstein, do të ruhej kushtetutshmëria e procesit.
“Jam i bindur: Kosova ka nevojë për këtë Qeveri deri sa të përfundojë COVID-19 dhe pastaj duhet të mbahen zgjedhjet. Kjo është e vetmja mënyrë për ta ruajtur kushtetutshmërinë e procesit dhe për ta siguruar Kosovën si shtet dhe entitet serioz që aspiron t’i bashkohet BE-së”, shkruan ai.
Fleckenstein është ish-anëtar i Parlamentit Evropian dhe ish-raportues për Shqipërinë.
.
— Knut Fleckenstein (@knufleckenstein) April 28, 2020
I am convinced : #Kosovo needs this government until COVID 19 is over and then elections should be held. This is the only way to preserve constitutionality of the process and ensure Kosovo as state and serious entity aspiring to join EU. @albinkurti