Lushtaku: Asnjëherë s’jam arratisur nga QKUK-ja

Të kundërligjshme i ka quajtur akuzat e Prokurorisë ndaj tij ish drejtori i qendrës së paraburgimit në Prishtinë, Emrush Thaçi, në rastin e arratisjes së Sami Lushtakut dhe tjerëve.

Thaçi, në mbrojtjen e tij, ka thënë se këto akuza i konsideron si të kundërligjshme, për shkak se ishin siguruar në bazë të një vendimi që gjithashtu, sipas tij, ka qenë i kundërligjshëm, shkaku i kompetencës lëndore të Prokurorisë Speciale.

Në mbrojtjen e tij, Thaçi ka elaboruar kompetencat që ai kishte në atë kohë kur kishte ndodhur arratisja. Gjatë ditës, mbrojtjen e tyre do ta japin edhe të akuzuarit tjerë në këtë rast.

Reklama e sponzorizuar

Në mbrojtjen e tij Thaci ka elaboruar kompetencat që ai kishte atë kohë kur kishte ndodhur arratisja. Gjatë ditës mbrojtjen e tyre do ta japin edhe të akuzuarit e tjerë në këtë rast.

I shkurtër ka qenë në mbrojtjen e tij i akuzuari Sami Lushtaku lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij që ndërlidhen me rastin e arratisjes nga QKUK.

Kjo pasi që Lushtaku ka vendosur që të deklarohet vetëm për dispozitin e 4 të aktakuzës dhe jo atë të 9 dhe 10.

“Unë jam informuar prej avokatit për transferimin tim në burgun e Mitrovicës dhe unë asnjëherë nuk jam arratis nga spitali nuk kam desht me shku në Mitrovicën e veriut kjo është e tëra. Asnjëherë nuk e kam lëshuar spitalin. I gjallë nuk shkoj në Mitrovicë u kam thënë edhe familjarëve. Unë kam qëndruar brenda në spital nuk e kam lëshuar asnjëherë. Kam qenë në repartin e zemrës ku e kam dhomës time. Një dhomë më larg asaj dhome ku kam qenë”, ka thënë Lushtaku në mbrojtjen e tij gjatë marrjes në pyetje nga kryetari i trupit gjykues Shashivar Hoti, raporton KOHA.

Ndërsa tre të akuzuarit e tjerë Sahit Jashari Ismet Haxha dhe Dardan Geci kanë vendosur të mbrohen në heshtje.