Komuna e Prishtinës bën gati hapësira të reja shkaku i Covid-19

Komuna e Prishtinës ka filluar përgatitjet për situatën më të rëndë që mund të shkaktojë koronavirusi.

Kryetari, Shpend Ahmeti ka thënë se ditëve në vijim pritet të ketë rritje të numrit të të infektuarve, kjo sipas gjendjes së krijuar edhe në shtetet e botës, transmeton EO.

E për këtë tha ai, se komuna ka dezinfektuar disa hapësira brenda objektit për të qenë gati nëse nuk ka vend për shtretër në QKUK.

Reklama e sponzorizuar

Ahmeti tha se nëse vazhdon kriza, komuna do të vazhdojë të marrë masa të tjera.