Koronavirusi po i prekë paratë e qytetarëve, brenda një dite Trusti humbi 8.5 milionë euro

Pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19, ka krijuar tashmë krizë jashtëzakonisht të rëndë për tregjet financiare globale. Kriza është duke i prekur edhe paratë e taksapaguesve të Kosovës që po ruhen në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Efekte e pandemisë kanë reflektuar në tregjet financiare globale.

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK), i cili ka nën menaxhim kontributet e obligueshme pensionale (dhe vullnetare) të të punësuarve në Kosovë po pëson një rënie të investimeve të parave jashtë Kosovës, shkruan lajmi.net.

Reklama e sponzorizuar

Me datë 30 mars 2020, Trusti deklaroi se ka nën menaxhim 1,904,429,229 euro. Vetëm një ditë më pas, me datë 1 prill, Trusti ka deklaruar se ka nën menaxhim 1,895,829,608 euro. Pra, brenda një dite, ky institucion pati një humbje të madhe nga kthimi i investimeve në vlerë prej 8, 599, 621 euro.

Trusti e kishte mbyllur vitin 2019 me gjithsej mjete nën menaxhim 1,966,956,583 euro. Për katër muaj, humbje nga investimet kanë qenë 71, 126, 975 euro.

FKPK-ja për vitin 2019 ka arritur një perfomancë pozitive nga investimet prej 8.9%, ndërkohë që e ka mbajtur luhatshmërinë e ulët. Kthimi bruto shkoi në rreth +161 milionë euro në total, duke qenë kështu në vlerë nominale më i larti ndonjëherë.