Koronavirusi shkakton një rënie të paprecedentë të trafikut ajror

Të dhënat e monitorimit të fluturimeve nga faqja Flightradar24 tregojnë rritjen e shqetësimit që po shkakton COVID-19 në industrinë botërore të fluturimeve ajrore.

Pandemia ka detyruar qeveritë të marrin masa strikte në kufizimin apo ndalimin e fluturimeve, ndërkohë që shumë kompani ajrore kanë bllokuar në tokë një pjesë madhe të flotës së tyre në të gjithë botën. Situata ka shkaktuar një rënie të paprecendentë të trafikut ajror në botë në dy javët e fundit.

Të dhënat tregojnë se më 21 shkurt u regjistruan 196.756 fluturime. Më 15 mars, u regjistrua një rënie e numrit të fluturimeve, rreth 155.000 të tilla. Ndërsa më 29 mars, u regjistruan vetëm 64.522 fluturime.

Reklama e sponzorizuar