Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka mbajtur konferencë për medie bashkë me shefin e Zyrës së UNICEF, Murat Sahin dhe zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Xhavit Rexhaj në të cilën lansuan pasaportën mësimore, e cila do të hyjë në funksion në sistemin arsimor në vend.
Kurti deklaroi se kjo pasaportë mësimore do t’i nevojitet arsimit në shekullin 21. Ai ka sqaruar se Kosova është në mesin e tri vendeve të përzgjedhura për testim.
“UNICEF po bën punë të mirë për fëmijët tanë. Ka tri programe për të përfshirë në kurrikulen e arsimit. Programe që mëson nxënësit për ndërmarrësi, politik në vend dhe programi qëndihmon fëmijët të bëjnë mendim kritik. Këto tri programe të rëndësishme dhe të nevojshme për arsimin tonë do të funksionalizohen. Përfitimet do të jenë të shumta”.
“Lansimi është rezultat i punës se UNICEF-it. Kosova është zgjedhur një ndër tri vendet e botës që të testojë pasaportën mësimore. Do të jen pjesë e pasaportës mësimore për të rinjtë. Në Kosovë kjo iniciativë do të arrijë 5 300 adoleshente dhe të rijnë për të pasur qasje të mësimit digjital dhe nevojat për shekullin 21”, u shpreh Kurti.
Shefi i Zyrës së UNICEF, Murat Sahin, deklaroi se kjo platformë online është bërë si zgjidhje pas përhapjes se pandemisë, raporton EO.
Sahin njoftoj se të enjten poashtu UNICEF do të sjellë edhe 2 tonë pajisje për punëtoret shëndetësor.
“Kjo platformë do të ndihmojë nxënësit në mësim për edukim të mirë. Do të vazhdojnë edukim online që të jenë qytetarë aktiv dhe të jenë rol për të tjerët. Mbyllja e shkollave deri në izolim frika e ankthi ndikojnë në gjithë fëmijët andaj duhet të gjejmë një mënyrë për zgjedhje të mirë për fëmijët”.
“2 tonë do të vijnë në Kosovë të enjten dhe kjo do t’i ndihmojë punëtorëve shëndetësor në vijë te fronit”, tha ai.
Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Xhavit Rexhaj, tha se kjo platformë do të pasurojë arsimin në vend.
“Pasaporta e mësimit është punë e UNICEF-it. U bënw më shumë se 3 javë nga fillimi i mësimit online. Ishte pandemia Covid-19 na ka hapur sytë qe mësimi në vend duhet të jetë në hap me kohën. Duhet t’i ofrojmë diçka tjetër ne formë tjetër. Kjo platformë do të pasurojë arsimin në vend”.
“Këtë pasaportë do ta lokalizojmë në mënyrën më të mire në forma inovative të të nxënit. Demokratizimi të çështjes, jo vetëm sipas një orarit të shkollës. Standardizimi i cilësisë, roli i komunitetit dhe aftësimi në zonë me rurale. Kjo do të jetë përfituese edhe për nxënësit dhe mësimdhënësit ne diasporë”.