Sot gjatë ditës LDK’ja ka bërë të ditur se do t’i finalizojë koalicionet me Nismën dhe minoritetet.
Për këtë çështje, në Kuvend të Kosovës janë parë bashkëpunëtorët e ngushtë të Kreut të LDK-së, Isa Mustafa.
Në ora 13:00, siç raporton T7 në Kuvend pritet që të takohen përfaqësues të LDK’së me Nismën ku edhe do të nënshkruhet marrëveshja.
Megjithatë për LDK mbetet në dilemë marrëveshja me AKR-në, për shkak se ende nuk dihet vendndodhja e Behgjet Pacollit.