Thaçi: Heshtja ndërkombëtare ka krijuar amnisti ndaj gjenocidit serb në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bëri homazhe te Kompleksi Memorial në Marinë, për ta kujtuar komandantin e brigadës 144, Ilaz Kodrën.

Nga atje, ka kritikuar ndërkombëtarët për heshtjen e, siç tha ai, gjenocidit serb të kryer në Kosovë.

Reklama e sponzorizuar

“Kodra ra heroikisht para 21 vitesh duke mbrojtur popullatën civile. Kujtojmë sot edhe rreth 300 civilë në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë, të vrarë nga serbët”, u shpreh Thaçi.

Thaçi tha se kjo masakër e kryer në Verbovc ndaj 300 civilëve, është në radhë me 400 masakrat që ka kryer Serbia në Kosovë.

“Nuk ka tjetër kuptim dhe është e qartë që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, spastrim etnik. E heshtja ndërkombëtare ka krijuar një lloj amnistie për gjenocidin e Serbisë, por nuk ka kohë, faktorë e rrethanë që e amniston gjenocidin serb në Kosovë”, u shpreh Thaçi.