Organi i industrisë ajrore botërore njoftoi se linjat ajrore mund të dalin nga kriza e paprecedentë e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit në tremujorin e fundit të këtij viti.
Alexandre de Junaic është drejtuesi i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA).
“Po përballemi me një krizë të pashembullt në një nivel dhe madhësi që nuk dihet. Pra, është kriza më e rëndë që kemi kaluar në 20 vitet e fundit, më e rëndë se 11 shtatori dhe se kriza financiare e vitit 2008. Është e pashembullt.”
Sipas IATA-s, shumë kompani ajrore do të luftojnë për të mbijetuar deri në tremujorin e katërt të vitit.
Linjat ajrore mund të regjistrojnë një humbje neto kolektive prej 39 miliardë dollarësh amerikanë këtë tremujor pasi shumica e tyre nuk operojnë.
Shefi i IATA-s u bëri thirrje qeverive të shpejtojnë ndihmën për kompanitë ajrore që përballen me humbje vjetore 252 miliardë dollarë.