Sipas të dhënave më të reja të universitetit “Johns Hopkins”, 1 milion e 119 mijë persona janë infektuar me koronavirus në mbarë botën, ndërsa gati 59 mijë kanë vdekur.
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbetin në vendin e parë në botë me numrin e të infektuarve me mbi 278 mijë raste, ndërsa Italia ende ndodhet e para për numrin e viktimave me 14 mijë e 681 të vdekur.
Italia është e dyta në botë sa i përket shifrës së të infektuarve me gati 120 mijë raste, kurse e treta është Spanja me 119 mijë. Pas saj vijnë Gjermania me 91 mijë raste dhe Franca me 83 mijë të infektuar.
Sa i përket viktimave, pas Italisë radhitet Spanja me mbi 11 mijë të vdekur, Shtetet e Bashkuara me 7400 dhe Franca me 6500 të vdekur, transmeton Gazeta Express.
Në Kinë ka më së shumti persona të shëruar – gati 77 mijë, ndërsa pas saj radhiten Spanja me mbi 33 mijë të shëruar dhe gjermania me mbi 24 mijë.
Rastet e para të virusit të ri u regjistruan në dhjetor të vitit të kaluar në Ëuhan të Kinës, ndërsa sëmundja tashmë është përhapur në 181 shtete dhe territore të ndryshme në të gjitha pjesët e botës.