Më shumë se 2,602,670 raste infektimi dhe 181,234 të vdekur u regjistruan sot në 193 shtete dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.
Ndër këto raste, të paktën 593.800 sot konsiderohen të shëruar.
Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 5.576 vdekje të reja dhe 60.299 raste infektimi në mbarë botën.
Vendet me më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë SHBA me 1.105 vdekje, Britania e Madhe me 759 dhe Franca me 544.
Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82.788 raste, përfshirë 4.632 vdekje dhe 77.151 të shëruar. 30 raste të reja infektimi u njoftuan midis të martës dhe të mërkurës.
Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 835.316 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 45.950 vdekje dhe 76.070 të shërime.
Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Italia me 25.085 vdekje për 187.327 raste, Spanja me 21.717 vdekje për 208.389 raste, Franca me 21.340 vdekje për 155.860 raste dhe Britania e Madhe me 18.100 të vdekur për 133.495 raste.
Evropa – 1.261.757 raste (112.855 viktima)
SHBA dhe Kanadaja – 875.112 raste (47.973 viktima)
Azia – 178 630 raste (7.389 viktima)
Lindja e Mesme – 137.642 raste (5.902 viktima)
Amerika Latine dhe Karaibet – 116.131 raste (5.797 viktima)
Afrika – 25.461 raste (1.223 viktima)
Oqeania – 7.942 raste (95 viktima)