Mbi 42 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA

Uashington, 21 prill – SHBA-ja regjistroi 1 mijë e 433 të vdekur në 24 orë si pasojë e koronavirusit të ri, shifër në rënie në raport me një ditë më parë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Ky bilanc e çon në 42 364 numrin total të të vdekurve të regjistruar që prej fillimit të pandemisë në SHBA, zyrtarisht vendi më i prekur në botë nga COVID-19.

Fuqia e parë ekonomike numëron tashmë më shumë se 784 000 persona të infektuar nga virusi, sipas të dhënave të aktualizuara në vazhdimësi.

Reklama e sponzorizuar

Rreth 72 000 persona janë deklaruar të shëruar.

Nju Jorku është epiqendra e epidemisë së COVID-19 në SHBA, edhe pse duket se shteti e ka kaluar më të keqen e krizës.

“Të paktën 478 të vdekur janë regjistruar në 24 orë”, njoftoi guvernatori Andrew Cuomo, bilanci më i ulët prej më shumë se dy javësh/AFP.