Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ka apeluar qytetarët të jenë të kujdesshëm e të shmangin të gjithë shkaktarët e mundshëm të zjarrit, në prag të sezonit të verës që supozohet se ndikon në rritjen e rrezikut për shfaqjen e zjarreve.
Në apelin e MPB-së thuhet se qytetarët mund të ndihmojnë për shuarjen e zjarrit nëse lajmërohen përmes:
Informimin mund ta bëni në Qendrën Operative Emergjente, nëpërmjet numrit unik (integruar) emergjent – 112 (këtë numër emergjent – 112 mund ta thirrni dhe merrni, pa prefiks, nga cili do qoftë vend apo pozitë në Republikën e Kosovës). Gjithashtu mund të thirrni edhe në këta numra:
- Njësinë profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në numrin e telefonit 193,
- Policinë e Kosovës, në numër të telefonit 192,
- Ndihmën e shpejtë, në numër të telefonit 194
Në fund, MPB ka kujtuar se zjarrvëniet e qëllimta por edhe ato të shkaktuara nga pakujdesia janë vepra penale dhe sanksionohen me ligj.