Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se për kthimin kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, nuk ka asnjë kërkesë.
Në një përgjigje për KOHËN, ata kanë thënë se “deri tash, secila kërkesë për t’u kthyer është adresuar në Qendrën Operative ku jemi ne si MPJD, MPB, MSh dhe MIA”.
Sipas tyre, asnjë rast nuk është lejuar të kthehet pa u adresuar tek ta dhe pa e marrë miratimin nga Ministria e Shëndetësisë.
“Për Pacollin nuk kemi asnjë kërkesë”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Më herët KOHA ka raportuar se Ministria e Infrastrukturës i ka dhënë leje fluturimit të Behgjet Pacollit për në Aeroportin e Prishtinës.