Dërgohet në izolim 14 ditor zëvendësministri i Shëndetësisë

Në izolim 14 ditor është dërguar zëvendësministri i Shëndetësisë, Streten Trajkoviq.

KOHA mëson se Trajkoviq, që nuk ka bërë asnjë ditë pune në Ministrinë e Shëndetësisë, është dërguar në izolim 14 ditor pas hyrjes nga Serbia.

Reklama e sponzorizuar

Gjithashtu mësohet se Trajkoviq kishte shkuar në Serbi për të marrë ndihma për Graçanicën, dhe është ndaluar në njërën nga pikëkalimet kufitare.

Qeveria e Kosovës ditë më parë kishte marrë vendim që personat që hyjnë përmes pikëkalimeve kufitare të dërgohen në izolim 14 ditor.

Trajkoviq ishte emëruar më 20 mars zëvendësministër i Shëndetësisë.