Ministria e Shëndetësisë pranon një donacion prej 150 mijë euro për luftimin e Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka pranuar një donacion prej 150 mijë eurosh nga “Novartis Pharma Services Inc.”.

“Me qëllim të ndihmesës së institucioneve të shëndetësisë në përballimin e barrës së shkaktuar nga emergjenca e shëndetit publik Covid-19, përmes llogarisë së dedikuar në Kosovë për Covid-19, Ministria e Shëndetësisë ka pranuar nga “Novartis Pharma Services Inc.” (Zyra përfaqësuese në Tiranë)  donacion shumën prej  150,000.00€. Ky donacion i dedikohet vetëm blerjes së pajisjeve dhe materialeve mjekësore për përballimin e situatës së krijuar nga Covid-19, sipas kërkesës së SHSKUK-së për nevoja të Klinikës Infektive dhe qendrave të tjera për luftimin e Covid-19”, thuhet në komunikatën e MSH’së.

Ky donacion është bërë sipas marrëveshjes së nënshkruar më 21 prill mes kësaj kompanie dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Reklama e sponzorizuar

“Donacioni është bërë sipas  një marrëveshjeje të nënshkruar më 21 prill 2020 midis MSh-së dhe  “Novartis Pharma Services Inc.”, sipas së cilës shuma e dhuruar nuk përmban asnjë detyrim për përfituesin që të përshkruaj, furnizoj, administroj, rekomando dhe/ose të blej produkte farmaceutike Novartis dhe nuk është një shpërblim për ndonjë vëllim, vlerë ose referencë në të shkuarën apo për të ardhmen e biznesit. MSh falënderon “Novartis Pharma Services Inc”për kontributin në përballimin e Covid-19 në Kosovë”, thuhet në komunikatë.