Mustafa flet me zyrtarë të lartë të Parlamentit Europian, rreth luftës ndaj koronavirusit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka biseduar përmes një video konference me zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian dhe të EPP-së, Andrey Kovatchev, David McAllister, Lukas Mandl dhe Patrick Voller.

Në një njoftim në Facebook, Mustafa thotë se kanë biseduar për mënyrën se si po e përballojmë situatën me COVID-19, për zhvillimet politike në javët e fundit dhe zhvillimet që pritet të ndodhin.

Shkrimi i plotë:

Reklama e sponzorizuar

Sot kisha një video konferencë me zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian dhe të EPP-së, z. Andrey Kovatchev, z. David McAllister, z.Lukas Mandl dhe z.Patrick Voller. Së bashku me mua ishin z. Avdullah Hoti dhe z. Valon Halimi, i cili koordinon bashkëpunimin e LDK-së me EPP.

Biseduam për mënyrën se si po e përballojmë situatën me COVID-19, për zhvillimet politike në javët e fundit dhe zhvillimet që pritet të ndodhin.

Ndamë qëndrimin se LDK dhe EPP promovojnë vlera të përbashkëta dhe se LDK-ja mbetet partner i EPP-së në rrugën e Kosovës drejt BE-së.

Jemi të bekuar që kemi miq të tillë në BE, të cilët do të na qëndrojnë në krah edhe në të ardhmen për të lehtësuar integrimin evropian të Kosovës. IM