Në Itali bie numri i vdekjeve, shtohet ai i infektimeve

Autoritetet italiane kanë njoftuar për 525 vdekje si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit, njofton Reuters.

Numri i vdekjeve është për 53 më i vogël se një ditë më parë, por është shënuar rritje e numrit të të infektuarve, transmeton KOHA.

Në 24-orëshin e fundit janë regjistruar 3.786 raste të reja, derisa një ditë më herët 2.667.

Reklama e sponzorizuar

Numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 22.170, që e bën vendin e dytë më të goditur pas SHBA-së. Ndërkohë numri i të infektuarve është rritur në 168.941.