Në Itali rritet numri i të vdekurve, 566 në 24 orët e fundit

Autoritetet në Itali kanë njoftuar për 566 vdekje si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit, njofton agjencia Reuters.

Kjo shifër është është për 135 më e madhe krahasuar më një ditë më parë.

Numri total i të vdekurve në Itali është 20.465, që e bën vendin e dytë më të goditur nga pandemia pas SHBA-së.

Reklama e sponzorizuar

Po ashtu bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 3.153 raste të reja, duke çuar në 159.516 numrin total të të prekurve.

Numri i të shëruarave është rritur në 35.435, derisa numri i atyre që janë në gjendje të rëndë është 3.260.

Numri i të vdekurve në të gjithë botën, sipas të dhënave të fundit, është 117.400, derisa i të infektuarve gati një milionë e 900 mijë.