Në Shqipëri, një i vdekur dhe 25 të prekur me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar të mërkurën se në 24 orët e fundit ka vdekur një person si pasojë e COVID-19, ndërkohë janë shënuar edhe 25 raste të reja me infeksion.

Me vdekjen e fundit është rritur në 27 numri i përgjithshëm, ndërkohë i të infektuarve ka shkuar në 634.

Sipas TCh, në 24 orët e fundit janë kryer 252 teste, kurse në përgjithësi që nga shpërthimi i pandemisë, 6.269.

Reklama e sponzorizuar