PDK kërkon të votohen sot propozimet e saj, Vjosa Osmani thotë se nuk u lejohet

Ka nisur seanca e Kuvendit, ndërsa PDK’ja u ka kërkuar partive të tjera që ta votojnë dy projektligjet e propozuara nga partia e Kadri Veselit. Osmani ka thënë se pikat e rendit të ditës të seancës së jashtëzakonshme caktohen paraprakisht dhe se ajo nuk mund ta fusë në votim një mocionin që Hamza e propozoi.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Bedri Hamza, ka kërkuar që të hudhët në votim një mocion, i cili do të fuste në rend të ditës diskutimin dhe aprovimin e projektligjeve të propozuara nga PDK për situatën ekonomike të krijuar nga Covid 19.

“Ne jemi të votuar, nëse këto ligje nuk futën në procedurë dhe nuk aprovohen, atëherë edhe masat e ndërmarra nga Qeveria bien ndesh edhe me ligjin për Ndarje Buxhetore për vitin 2020, edhe me ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, dhe bien ndesh edhe me Kushtetutën”, ka thënë Hamza.

Reklama e sponzorizuar

“Ne po i lusim të gjitha grupet parlamentare që t’i fusim në procedurë, t’i diskutojmë, nëse ka propozime tjera, dicka me heq, dicka me shtu, ne jemi të gatshëm. Unë i lus që ky mocion të vnedosët në votim, dhe I lus deputetët që këto dy projektligje të futën në votim”, ka thënë ai.

Ndërkaq kryeparlamentarja Vjosa Osmani i ka thënë se nuk mund ta vendos në seacën e sotme në votim, pasi ajo thotë se sipas komentarit, nuk mund të caktohen pikat e rendit të ditës të seacës së jashtëzakonshme gjatë saj.

“Rendi i ditës për situatë të jashtëzakonshme duhet të caktohet paparaprakisht dhe të mos ndryshohet në seancë, prandaj nuk mund ta vendos në votim mocionin tuaj”, ka thënë Osmani.

Kuvendi më pas ka shkuar në pauzë 10 minuta me kërkesë të Hamzës për konsultime.