Qeveria Kurti amniston kryeshefin e hekurudhave

Suspendimi i Agron Thaqit nga pozita e kryeshefit të hekurudhave është parë nga punëtorët e ndërmarrjes si amnisti.

Sindikalistët kanë thënë të jenë zhgënjyer në përbërjen e re të Bordit, që është formuar rishtas nga Qeveria Kurti, e nga e cila kanë pritur që ta shkarkonte nga detyra Thaçin, jo veç shkaku i aktakuzës për abuzim me detyrën, e cila është ngritur kundër tij, por edhe për shumë abuzime që ia kanë numëruar, e edhe për përformancën negative që e ka vënë buzë falimentimit ndërmarrjen “Infrakos” që menaxhon hekurudhat e Kosovës, shkruan KOHA.

Ata kanë kërcënuar edhe me hyrje në grevë, shkaku që ndodhen pas me pagat, dhe kanë humbur shpresën se ndryshimet do ta prekin ndërmarrjen.

Reklama e sponzorizuar

Ndër bordet e para të ndërmarrjeve publike që e kishte shkarkuar Qeveria e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti është ai i “Infrakosit”. E kishte marrë vendimin nën arsyen se Bordi e kishte mbajtur në detyrë kryeshefin Thaçi, edhe pasi kundër tij është ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.