Rikthehet frikshëm koronavirusi në Kinë, mbi 1300 viktima në 24 orët e fundit

Koronavirusi duket se po shpërthen sërish në Kinë, aty ku ishte edhe zanafilla e tij në fund të muajit dhjetor.

BBC njoftoi sot se Kina ka raportuar numrin më të lartë të viktimave brenda 24 orëve të fundit.

Janë regjistruar 1290 viktima dhe 351 raste të reja të infektuar me COVID-19, Brenda këtyre 24 orëve.

Reklama e sponzorizuar

Deri në tani në total në Kinë regjistrohen 82 692 të infektuar me koronavirus dhe 4632 viktima, ku siç raporton BBC, në Wuhan, që ishte dhe vatra më e nxehtë e shpërthimit të virusit, numri i vdekjeve është rritur me 45%.

BBC ngre pikëpyetje se Kina mund të ketë fshehur numrin e vërtetë të viktimave nga COVID-19.