Von Cramon: Përse presidenti po e vë në rrezik vendin e tij?

Raportuesja për Kosovën e Parlamentit Evropian është pyetur se përse presidenti Thaçi është duke e vënë në rrezik vendin e tij.

Viola Von Cramon ka reaguar pas lajmit për konsultimet e presidentit me partitë politike.

Përmes një postimi në Twitter, ajo ka vlerësuar se gjendja po bëhet gjithnjë e më shumë absurde.

Reklama e sponzorizuar

“Po bëhet absurde çdo ditë e më shumë. Hashim Thaçi, kam mbetur pa fjalë. Pyes se si mund të përfundojë kjo. Përse presidenti po e vë vendin e tij në rrezik?”, shkruan ajo.