Zyrtarët e lartë në Zelandën e Re ulin pagat për 6 muaj për të zbutur pasojat e Covid-19

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka njoftuar se ajo së bashku me ministrat e qeverisë do të ulin pagat e tyre me 20% për gjashtë muajt e ardhshëm.

Ulja e pagave do të ndihmojë në kursimin e parave në një kohë kur ekonomitë në mbarë botën po preken shumë nga pandemia e koronavirusit.

“Sot, unë mund të konfirmoj që unë dhe ministrat e qeverisë dhe shefat e drejtuesve të shërbimeve publike do të marrin një ulje të pagave prej 20% për 6 muajt e ardhshëm”, tha Ardern në një konferencë për shtyp ditën e sotme.

Reklama e sponzorizuar

“Ndërsa në vetvete kjo nuk do të zhvendosë pozicionin fiskal të qeverisë, ka të bëjë me udhëheqjen dhe unë pranoj kolegët e mi si në ekzekutiv, por edhe kolegët me të cilët ne punojmë në shërbimin publik për vendimin që u mor sot.”

Deri më tani në Zelandën e Re janë shënuar 9 viktima nga Covid-19 dhe janë infektuar 1,386 persona.