Sot janë bërë fiks 100 muaj që nga lansimi i dialogut për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Instituti EPIK, ka përkujtuar se sot janë bërë 8 vjet nga nisja e dialogut.
“Më 19 janar 2012, Kosova dhe BE-ja kanë filluar dialogun për liberalizimin e vizave. Sot bëhen 100 muaj që nga lansimi i dialogut. Në infografikën e radhës kemi krahasuar kohëzgjatjen e procesit të liberalizimit të vizave të Kosovës me vende të tjera të rajonit dhe më gjerë”, njofton instituti EPIK.
Së fundmi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, qe i zëshëm në kërkesën e tij karshi BE-së që të bëhet liberalizimi. Këtë e bëri edhe në Samitin e Zagrebit.
Thirrje për liberalizimin e vizave kanë bërë edhe deputetët e Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Ata i kanë bërë thirrje BE-së që ta sigurojë liberalizimin e vizave për Kosovën sa më shpejt të jetë e mundur.
Edhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, bën kërkesë të vazhdueshme që vizat të liberalizohen për kosovarët, ndonëse, thotë se kjo është dashur të ndodhë shumë vite më parë.