Aktakuzë kundër 33 personave për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetitzyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Kontrabandë me mallra”

Aktakuzë kundër 33 personave për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Kontrabandë me mallra” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Prishtinë, 18 maj 2020 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër tridhjetetre (33) personave me inicialet Z.S., B.N., A.H., A.M., M.M., O.K., R.M., D.S., D.K., J.S., Z.B., B.M., A.P., Z.R., K.S., R.K., V.T., B.T., L.V., B.M., B.L., N.G., I.J., J.M., M.J., N.B., N.J., S.I., Xh.J., A.I., B.U., B.M. dhe F.I., për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Kontrabandë me mallra” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Speciale njofton opinionin se të pandehurit Z.S., B.N., M.M., A.M dhe A.H., që nga viti 2017 e deri në muajin maj të vitit 2019, në vazhdimësi, në bashkëkryerje edhe me të pandehurin D.V., i cili gjendet në arrati , në cilësinë e personave zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me dashje nuk kanë kryer detyrat e përcaktuara me ligj dhe nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare të tyre me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër.

Reklama e sponzorizuar

Të lartcekurit kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare dhe autorizimet duke lejuar dhe mundësuar kontrabandimin e mallrave të ndryshëm si kafshë, derivate, pije alkoolike dhe joalkoolike, dhe mallra ushqimor nga Serbia për në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas, nëpërmjet rrugëve ilegale, derisa kanë qenë në detyrë zyrtare duke mbikëqyrë rrugët e brezit kufitar, ashtu që ju kanë mundësuar përfitim pasuror të kundërligjshëm të pandehurve D.I., B.R., D.D., M.R., M.R., Z.V dhe personave të tjerë si transportues të mallrave duke i’u shmangur kontrollit doganor dhe tarifave doganore me rastin e importimit të mallrave, me ç’rast i kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm material buxhetit të Republikës së Kosovë. Me këto veprime të pandehurit në vazhdim dhe bashkëkryerje kanë kryer veprat penale, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 nënparagrafin 2.2 dhe me nenet 81 dhe 31 të KPRK-së.

Po ashtu, të pandehurit në të njëjtën periudhë kohore, në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje në cilësinë e personave zyrtar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë marrë – pranuar para, në atë mënyrë që ata si persona zyrtar të veprojnë ose të mos veprojnë, në kundërshtim me detyrën e tyre zyrtare, ashtu që nga të pandehurit D.I., B.R., D.D., M.R., M.R., Z.V dhe personave të tjerë si transportues të mallrave, për kalimin e automjeteve me mallra duke i’u shmangur kontrollit doganor dhe tarifave doganore me rastin e importimit të mallrave, kanë pranuar – marrë shuma të ndryshme të parave për të vepruar në kundërshtim me detyrën e tyre zyrtare. Me këto veprime të pandehurit në vazhdim dhe bashkëkryerje kanë kryer veprat penale, “Marrja e Ryshfetit” nga neni 428 paragrafi 2 lidhur me nenet 81 dhe 31 të KPRK-së.

Të pandehurit O.K., R.M., D.S., D.K., J.D., Z.B., B.M dhe A.P. që nga viti 2017 e deri në muajin maj të vitit 2019, në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje, në cilësinë e personave zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me dashje nuk kanë kryer detyrat të përcaktuara me ligj dhe nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare të tyre me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër, në atë mënyrë që i pandehuri O.K. në cilësinë e udhëheqësit të ndërrimit, dhe të pandehurit R.M., D.S., D.K., J.D., Z.B., B.M., A.P., në cilësinë e policëve patrollues në kuadër të ndërrimit ”B”, të SPMK në Zubin Potok, kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare dhe autorizimet duke lejuar dhe mundësuar kontrabandimin e mallrave të ndryshëm si kafshë, derivate, pije alkoolike dhe joalkoolike dhe mallra ushqimor nga Serbia për në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas, ashtu që ju kanë mundësuar përfitimin pasuror të kundërligjshëm të pandehurve D.I., B.R., D.D., M.R., M.R., Z.V. dhe personave të tjerë si transportues të mallrave, duke i’u shmangur kontrollit doganor dhe tarifave doganore me rastin e importimit të mallrave. Me këto veprime të pandehurit në vazhdim dhe bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 nënparagrafin 2.2 dhe me nenet 81 dhe 31 të KPRK-së.

Që nga viti 2017 e deri në muajin maj të vitit 2019, në vazhdimësi, të pandehurit në bashkëkryerje në cilësinë e personave zyrtar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë marrë – pranuar para, në atë mënyrë që ata si persona zyrtar të veprojnë ose të mos veprojnë, në kundërshtim me detyrën e tyre zyrtare, ashtu që nga të pandehurit D.I., B.R., D.D., M.R., M.R., Z.V. dhe personave të tjerë si transportues të mallrave, për kalimin e automjeteve me mallra duke i’u shmangur kontrollit doganor dhe tarifave doganore me rastin e importimit të mallrave, kanë pranuar – marrë shuma të ndryshme të parave për të vepruar në kundërshtim me detyrën e tyre zyrtare. Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 paragrafi 2 lidhur me nenet 81 dhe 31 të KPRK-së.