Alibaba do të investojë 1,4 miliardë dollarë

Alibaba Group Holding Ltd do të investojë 10 miliardë juanë (1.41 mld $) në një sistem të Inteligjencës Artificiale (IA) dhe IoT (Interneti i Gjërave) i përqendruar te smart speaker i saj Tmall Genie, deklaroi kompania.

Njoftimi vjen ndërkohë që gjiganti i e-commerce vijon investimet në teknologjitë e reja dhe sektorin e biznesit, përtej shopping online. Paratë do të përdoren për të shtuar më shumë përmbajtje tek Tmall Genie – tha Alibaba. Modeli i parë i smart speaker, Tmall Genie, u prezantua në vitin 2017.

Ashtu si Amazon Echo, që nuk është në shitje në Kinë, smart speaker mund të ndërveprojë me përdoruesit nëpërmjet një ndërfaqe zanore për të dëgjuar muzikë, informacione rreth motit dhe funksione të tjera. Që nga ajo kohë, kompania ka nxjerrë në treg modele të tjera, duke përfshirë pajisje me ekran. Modeli i fundit, i prezantuar javën e kaluar, kushton 549 juanë (77.28 $) ekrani i të cilit është 10 inç.

Reklama e sponzorizuar

Alibaba konkurron me Xiaomi Corp dhe Baidu Inc në sektorin e smart speaker. Në vitin 2019, sipas kompanisë së kërkimeve Canalys, dërgesat e Alibaba te konsumatorët ishin 16,8 milionë smart speaker, ndërsa Badu ndalet në 17,3 milionë njësi.