Bie çmimi i naftës dhe benzinës, ngriten ato ushqimore dhe mjekësore

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin prill 2020, viti bazë 2015=100.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte (-0.3%) në muajin prill 2020.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej

Reklama e sponzorizuar

(-0.3%) në muajin prill 2020, krahasuar me muajin mars 2020. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: perime (-1.0%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-9.5%); rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.7%) në IHÇK.

Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet: bukë dhe drithëra (0.4%); mish (0.3%); qumësht, djathë dhe vezë (1.8%); pemë (6.5%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.7%); pije alkoolike (1.0%); produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (1.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 për qind në IHÇK.

Ndërkaq, ndryshimet e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve te disa nëngrupe nuk patën ndonjë ndikim në IHÇK.

Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin prill 2020 me muajin prill 2019 ishte 0.3%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë për 0.3% në muajin prill 2020, krahasuar me muajin prill 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (2.1%); mish (2.7%); qumësht, djathë dhe vezë (6.0%); vajra dhe yndyrëra (2.1%); pemë (15.9%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (4.2%); produkte të ndryshme ushqimore, kripëra, erëza etj., (3.2%); kafe, çaj dhe kakao (8.6%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (2.3%); pije alkoolike (1.5%); enë, takëme dhe mjete të ndryshme të kuzhinës (1.7%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.0%); produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (5.0%); shërbime ambulatore (7.3%); blerje e automjeteve (1.6%); shërbime hoteliere (2.6%); sigurime (19.2%); ngritje e çmimeve të sigurimeve të automjeteve, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.0 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet: perime (-15.6%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-16.0%); rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.7 për qind) në IHÇK.

Ndryshimet e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve te disa nëngrupe nuk patën ndonjë ndikim në IHÇK.