Vdes një paciente në Infektivë nga Covid 19

Ka ndërruar jetë edhe një paciente tjetër e infektuar me Covid-19.

Viktima është një 63 vjeçare nga Rahoveci, dhe ishte duke u trajtuar në Klinikën Infektive, njofton Klan Kosova.

Reklama e sponzorizuar

Këtë e ka konfirmuar për Gazeten Express, kryetari i Rahovecit Smajl Latifi.

63 vjeçarja ishte paciente e cila vuante edhe nga dializa.

Ky rast çon në 29 numrin e të vdekurve në Kosovë që lidhen me virusin Covid-19.