Qeveria mori 105 milionë euro nga buxhetet e ministrive dhe institucioneve shtetërore, duke ndaluar pothuajse të gjitha projektet për qytetarët. Nuk ka më subvencione që mund të ishin përdorur nga qytetarët deri para disa kohësh. Aktualisht nuk ka subvencion për masat.
Ministria e Ekonomisë thotë se pasi të kapërcejnë krizën shëndetësore, ata do ti kërkojnë përsëri paratë e tyre, për ti njoftuar përsëri këto masa. Është ndërprerë edhe masa e shumëpritur për kondicionerët e subvencionuara inverter prej 1.000 eurosh, për zëvendësimin e një shporeti me dru. Edhe pse këto para janë akoma në llogari për këtë qëllim, ato nuk do të publikohen derisa të përfundojë kriza. Ndërsa BDI mbron me çdo kusht pagat e administratorëve dhe nuk lejon që ato të zvogëlohen as për një denarë, megjithëse një pjesë e mirë e tyre nuk shkojnë në punë, Qeveria ka vënë dorën në paratë e ministrive tjera të kryesuara nga partia e Ahmetit. Paratë e destinuara për ndërtimin e sistemit të grumbullimit në Liqenin e Ohrit janë zvogëluar për një të katërtën. Qeveria ka vendosur të përdorë paratë për t’u marrë me efektet e krizës nga korona. Gjithashtu janë shkurtuar para edhe për shumë ngjarje kulturore. Me këtë sektor menaxhon Alternativa. Por, qeveria doli me njoftim për një projekt të ri nga Banka Botërore, në vlerë prej 90 milion euro për të ndihmuar ata që preken nga virusi.
Bisedimet janë duke u zhvilluar me Bankën Botërore për veprime të shpejta kundër pasojave nga kriza e shkaktuar nga Kovid-19. Projekti vlen 90 milion euro dhe përbëhet nga dy komponentë. Komponenti i parë konsiston në forcimin e kapaciteteve shëndetësore, dhe komponenti i dytë është për mbështetje të amvisërive, dhe i referohet dhënies së mbështetjes për transferime për familjet në rrezik, të prekura nga efektet e virusit korona dhe kompensim monetar për ata që humbën vendin e punës si rezultat i virusit korona – deklaroi Fatmir Bytyqi, Këshilltar për Çështje Ekonomike.
Nga masat e marra tashmë për të ndihmuar ekonominë, rreth 1.200 ndërmarrje deri më tani kanë kërkuar përjashtim nga akontacionet, ndërsa afro 1.300 kompani kanë aplikuar për linjën e dytë të kredive pa interes, e cila është ende në rrjedhë. Vetëm dy ditë para skadimit të afatit për ndihmë shtetërore, gati 12.500 ndërmarrje kanë aplikuar për masën, pagë minimale të subvencionuar.