Dy rastet me COVID-19 në Vushtrri erdhën nga Suedia, s’u karantinuan me vendim të MSH-s

Dy rastet pozitive me COVID-19 të mërkuren në Vushtrri vijnë nga e njëjta familje. Ata kishin ardhur nga Suedia, disa ditë më parë, por nuk ishin vënë në karantinë me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, përmes një statusi në Facebook.

Reklama e sponzorizuar

“Këta qytetarë kanë ardhur nga Suedia para disa ditësh dhe me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë nuk janë vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve por kanë qenë në vetizolim në shtëpinë e tyre”, shkruan ai, transmeton KOHA.

Tahiri po ashtu ka bërë të ditur se sot dalin rezultatet për rastet e kontakteve, të parapara të dilnin të mërkuren.